
Vlora Çitaku, deputete e PDK, ka komentuar një deklaratë të Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë, rreth marshit të 12 shtatorit.
Çitaku ka vlerësuar se verdikti në Hagë i frikëson armiqtë e Kosovës.

Postimi i plotë:
Vuçiq paska thënë se e frikëson Marshi për Liri.
Deksha n’lloç.
Ty, Serbinë e armiqtë e Kosovës nuk ju frikëson marshi. Ju frikëson verdikti në Hagë.
Juve ju frikëson e ju tmerron fakti i pamohueshëm se një popull i vogël, të cilin jo vetëm që jeni përpjekur ta shfarosni, por edhe e keni përbuzur politikisht e kulturalisht, ju ka mundur.
Kosova është shtet.
E pavarur.
Sovrane.
E lirë.
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Luftë për liri e mbijetesë. NATO ka ndërhyrë për të na dalë në ndihmë dhe për t’i dhënë fund një katastrofe humanitare.
Këtë histori nuk e zhbëni dot. As me propagandë, as me viktimizim, as me frikë nga marshet tona.
Kosova është e lirë.
Move on.



