
Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka folur pak para fillimit të seancës për konstituimit të Kuvneidt.
Zemaj ka theksuar se LDK-ja nuk do të votojë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga VV-ja.

Tutje, Zemaj ka treguar se Kujtim Shala, deputet i LDK-së, do të jetë i propozuari i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.
“Do të jetë prapë Kujtimi. Nuk do të votojmë askënd, nuk do të votojmë pro zgjedhjes kryetarit të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky është qëndrim që s’ka ndryshuar. Nëse dikush e ka ndryshuar qëndrimin do të jetë në vullnetin e tij” – ka thënë Zemaj.



