Gruda: Po vazhdon bllokada, VV-ja nuk ka qëllim konstituimin e Kuvendit

Përparim Gruda, deputet i PDK-së, ka folur në lidhur me ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, pas mostërheqjes së fjaliës “në emër të popullit serb” nga ana e Igor Simiqit të Listës Serbe.

Gruda e ka quajtur “lojë politike” të VV-së.

banner

Sipas Gruda, VV-ja nuk dëshiron konstituimin e plotë të Kuvendit.

“Po vazhdon bllokada. Kanë ardh sot partia VV për një lojë të radhës politike. Sot nuk na u lejua ta thotë. PDK voton në çfarëdo forme për Nënkryetaret. PDK do të votonte nëse VV-ja siguron që konstituon e Kuvendit. PDK voton çdo formë dhe çdo procedurë. Sepse është momenti historik 16 shtatori. Ne nuk mund të mos kemi kuvend më 16 shtator. Edhe ajo që u tha për mënyrën e Srpska-s. E në 2021 s’paska qenë për problem. Por, VV s’ka për qëllim për konstitutim. Qëllimi është të mos e konstituojnë Kuvendit dhe krijojn pengesa e pengesa të vazhdueshme,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.