
Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në Marshin për Liri, që fillon në ora 14:00.
Gjini ka ftuar qytetarër t’i bashkojnë zërat në marsh.

Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi të dashur bashkëqytetarë dhe anëtarë të Aleancës,
Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” për të ecur krah për krah në Marshin për Liri.
Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm.



