
Bedri Hamza, kryetar i PDK, ka njoftuar për takimet me Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.
Hamza ka treguar se takimet jane realizuar me kërkesën e tij.

Postimi i plotë:
Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.
I falënderoj të tre për takimet.
Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë.



