
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka kritikuar dy kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Ramën.
Sipas Tahiri, Kurti e Rama qëndruan në Amerikë, ndërsa nuk takuan qeveritarët amerikanë.
Tahiri ka vlerësuar se kjo përbën një alarm për kombin.
Postimi i plotë:
ishin ne Amerike por nuk paten takime me qeverine amerikane – as Kurtin as Edi Ramen nuk i takuan qeveritaret amerikan, ky eshte nje alarm per kombin dhe dy shtetet tona. Arsyet dihen, Kosova ne kriza politike tash dy vjet e qe vazhdojne, ndersa Shqiperia ne pellgun e korrupsioneve te pandalshme. Ai qe pati mundesi te flase ne Asamblene e Pergjithshme ishte Rama sepse Shqiperia eshte anetare e OKB, mirepo fjalimi i tij u bojkotua nga te gjitha vendet anetare te OKB-se. Duke mos pasur cfare ti thote botes per Shqiperine, Rama iu foli per rendesine e inteligjences artificiale, nderkohe qe debati boteror hapur po shfaq shqetesimet se inteligjenca artificiale po e con boten drejt apokalipsit. Rama nuk foli as per Kosoven as per padrejtesine ndaj lidereve te UCK-se, se paku e kishim ndier se pati Kosova nje ze ne OKB. Sa ma e brisht gjendja ne shtet aq ma e brisht diplomacia – kjo u pa ne dyja rastet, edhe Kosova edhe Shqiperia jane ne kete gjendje, fatkeqesisht.



