Kurti: Ligji për Specialen është urgjencë, por presidenti është emergjencë

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media i ka cilësuar të paarsyeshme, të panevojshme të kushtueshme një palë zgjedhje të ardhshme në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin sot në ditën e fundit të afatit kushtetues.

Sipas Kurtit, çuarja në zgjedhje ka kosto të rëndë edhe për procesin e Gjykatës Speciale në rastin ndaj katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan KOHA.

“Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti dueht të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë mëpastaj, duke e respektuar edhe afatin 72 orësh, sipas nenit 85 të Rregullorës së Kuvendit të Kosovës” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.