
Analistja Zana Avdiu ka reaguar me ironi pas propozimit të fundit të kryeministrit Albin Kurti drejtuar PDK-së për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.
Kurti ka propozuar që LVV-ja ta votojë fillimisht në lexim të dytë projektligjin për Specialen, nëse PDK-ja zotohet publikisht se i gjithë grupi i saj parlamentar do të marrë pjesë më pas në votimin për president, pavarësisht nëse voton për, kundër apo abstenon.
Pas këtij propozimi, Avdiu ka ironizuar me pozitën në të cilën, sipas saj, është vendosur PDK-ja.
“HAHAHA çfarë Albini. Dmth, 10 hapa para PDK-së është”, ka shkruar Avdiu.
Ajo më pas i është drejtuar drejtpërdrejt PDK-së:
“Hajde PDK, çfarë përgjigje ke tash mos me votu? 🙂”, ka shkruar Avdiu.


