Mustafa i PDK-së sfidon Qeverinë Kurti: Tregoni cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën

Arben Mustafa, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me sektorin e energjisë në Kosovë.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë, Mustafa ka pasur një pyetje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Mustafa ka sfiduar Qeverinë Kurti që të tregojë vlerën e importit nga Serbia të energjisë elektrike.

“Kjo është pyetje që kërkon përgjigje nga Qeveria. Dhe tjetra është që duhet ta dimë se cilat paskan qenë ato kompani serbe që paskan furnizuar Kosovën me energji deri më tani” – tha Mustafa për EO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.