
Hysamedin Feraj, aktivist i VV-së, ka ftuar qytetarët e Shqipërisë në protestën e 28 nëntorit, që pritet të mbahet në Tiranë.
Feraj ka vlerësuar se 28 nëntori, që është edhe dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duhet të jetë dita e çlirimit të Shqipërisë “nga pushtuesi i brendshëm”.
Postimi i plotë:
28 Nëntori i këtij viti duhet të jetë çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesi i brendshëm!
Një popull nuk e humb lirinë vetëm kur pushtohet prej jashtë, por njëlloj kur pushtohet, domethënë poshtohet nga brenda.
Askush nuk duhet ta di këtë më mirë sesa shqiptarët brenda Shqipërisë londineze!
Ky 28 Nëntor duhet të jetë ai që duhej të kishte qenë gjithmonë: në vend se festë,
FTESË për realizimin e projektit tonë të pa realizuar!
FTESË për shtet të shqiptarëve për shqiptarët!
Erdhi koha të mbrojmë Shqipërinë, flamurin shqiptar, territorin, vazhdimin e popullimit nga shqiptarët…
BASHKOHUNI shqiptarë ngado që jeni!
Mblidhuni , shpëtojeni Shqipërinë nga uzurpatorët!



