Mexhiti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë më 25 tetor: Vota juaj është zëri i kombit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit.

Përmes një mesazhi publik, Mexhiti ka përshëndetur bashkimin e subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, duke e cilësuar atë si zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Pikërisht përballë këtyre sfidave, bashkimi i subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët përbën një zhvillim me rëndësi për jetën politike të Luginës”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka theksuar nevojën për respektimin e të drejtave kombëtare, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë.

Mexhiti u është drejtuar veçanërisht edhe shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe diasporë, duke i ftuar të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Andaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që nesër, më 25 tetor, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre demokratik”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se respektimi i të drejtave të shqiptarëve të Luginës duhet të jetë përgjegjësi e përhershme institucionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.