
Idriz Vehapi, anëtar i njohur i PDK-së, ka shkruar një status, ku duket se ka komentuar zhvillimet në PDK, ndonëse nuk e përmendi direkt me emër partinë e tij.
Vehapi, ish-deputet i PDK-së, ka përkujtuar një thënie popullore.
Sipas Vehapit, që dikur ishte edhe kryetar i Rahovecit, “kur shpia ka plot zotni, veç zot të shtëpisë nuk ka”.
Postimi i plotë:
Kur shpia ka plot zotni, veç zot të shpisë nuk ka!
Krejt janë pronarë, krejt japin mendime e mend, krejt dinë me udhëheqë, po kur vjen puna me marrë përgjegjësi, nuk gjendet askush!
Kur ka shumë zotni, shumë mendime e zero përgjegjësi, kësaj i thonë hallakamë!



