“Ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”: Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjarët e Arlinda Zekajt

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra vite më parë nga burri i saj, ka ngushëlluar familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje, ndonëse kishte kërkuar ndihmë nga shteti.

Nëna e Liridonës ka shkruar një letër emocionale, të cilën e ka publikuar Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, ku theksohet dhimbja e vrasjes së vazjës.

Postimi i plotë:

Nje mesazh nga nana e Liridona Ademajt per familjaret e Arlinda Zekes

Ngushellime nga zemra familjareve te Arlindes. Si nene qe e kam perjetu dhimbjen me te madhe ne jete, humbjen e vajzes time nga krimi, e di mire se cfare do te thote kur ta marrin femijen e ta copetojne zemren pergjithmone. Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape.
Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.