Fejza e VV-së për Ramush Haradinajn: Kam lexuar në media se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes

Arjeta Fejza, deputete e VV-së, ka folur në lidhje me debatin në Kuvend të Kosovës mbi vasjen e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, që gjendet ende në arrati.

Fejza ka vlerësuar se duhet të diskutohet mbi mentalitetin e shoqërisë.

Duke folur në KTV, ajo ka pasur një akuzë ndaj Ramush Haradinajt, deputet i AAK-së.

“Kemi në Kuvend njerëz që kanë akuza për dhunë në familje… Unë kam lexuar në media që ish-kryeministri, kryetari i AAK-së, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes”, ka thënë ajo në “Konfront”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.