
Arben Gashi, deputet i LDK, ka folur rreth zhvillimeve politike në LDK.
Ai ka vlerësuar se ka gjasa maksimale se do të garojë për kryetar të LDK.
Tutje, ai ka treguar një kushtëzim për kandidim.
“Gjasat maksimale janë që po, nëse do kemi një garë të mirëfillt, të hapur dhe demokratike. Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do jem….Nëse do ketë konsensus paraprak në kompromis nuk duhet të jemi destruktiv, nëse hapet gara do jem kandidat”, tha Gashi në Pressing



