Zjarr i madh përfshin restorantin e kandidatit Halil Thaçi në Obiliq

Flakët kanë përfshirë shpejtësisht objektin, ndërsa autoritetet e sigurisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe situatës së të lënduarve.

Një zjarr i madh ka përfshirë restorantin në pronësi të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në Obiliq. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe në objekt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

banner

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtimin e dukshëm të objektit, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Autoritetet e sigurisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Deputeti Halil Thaçi, i cili është edhe kandidat për kryetar të Obiliqit, do të përballet në balotazh me kryetarin aktual nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.