Arian Tahiri kërkon rivotim në Mitrovicën e Jugut: Procesi zgjedhor ka humbur integritetin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut tha në emisionin “Debat Plus” se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të siguruar transparencë dhe besueshmëri në zgjedhje.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka bërë thirrje për rivotim, duke theksuar se procesi zgjedhor aktual ka humbur integritetin dhe besueshmërinë tek qytetarët.

banner

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, Tahiri deklaroi se do të përdorë “të gjitha mjetet demokratike” për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për të kërkuar transparencë të plotë në procesin zgjedhor.

“Do të luftoj me të gjitha mjetet demokratike për qytetin, për qytetarët e Mitrovicës që të zbardhet e vërteta. Ata që e kanë bërë dëmin, të dalin të marrin faturën e mërituar.
Unë mendoj që vetëm rivotimi e krijon legjitimitetin dhe e rikthen integritetin e besueshmërisë së institucionit të komunës së Mitrovicës. Është forma e vetme tashmë, për shkak që ka argumente të mjaftueshme që është humbur integriteti i procesit të votimit.
Nuk ma ndinë për rezultatin tim, ndjej keqardhje për vlerat e demokracisë dhe qytetarët e Mitrovicës,” tha Tahiri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.