Ancelotti: Jam i sigurt, Cristiano do të arrijë 1000 gola

Trajneri italian flet me superlativa për ish-yllin e tij te Real Madridi dhe e cilëson si një nga profesionistët më të përkushtuar në historinë e futbollit.

Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Brazilit dhe një nga emrat më të respektuar në botën e futbollit, ka folur sërish me tone lavdëruese për Cristiano Ronaldon. Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, tekniku italian u shpreh i bindur se ylli portugez do të arrijë shifrën e 1000 golave në karrierë.

🗣️ “E kam thënë edhe më parë: Modric dhe Cristiano janë dy profesionistë që e dashurojnë futbollin. Ata kanë pasion, japin maksimumin dhe vazhdojnë të jenë të jashtëzakonshëm edhe në moshën 40-vjeçare. Cristiano do ta arrijë shifrën e 1000 golave, jam i sigurt për këtë. S’kam asnjë dyshim dhe, kur ta arrijë, shpresoj të mos harrojë të më ftojë në festën e tij,” – tha Ancelotti me humor.

Back to top button