Kosova gati, “Dardanët” kërkojnë fitore ndaj Sllovenisë

Sonte Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshjen e radhës për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” sontë kanë për kundërshtar Slloveninë, me të cilën kombëtare barazuan në ndeshjen e parë.

Ndeshja zhvillohet në Slloveni me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” hynë të motivuar në këtë ndeshje, duke kërkuar një rezultat pozitiv, që do ta siguronte ecjen tutje në “play off” për kualifikim në Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në ShBA, Kanada e Meksikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button