Hasani – Kurtit: Çfarë kandidati je ti kur me 48 deputetë s’bëre qeveri, Thaçi e bëri me 32

Deputeti i PDK-së kritikon keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti dhe refuzon të fajësohet opozita për krizën buxhetore.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka akuzuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim politik dhe ekonomik, duke theksuar se vendi është futur në një krizë serioze buxhetore.

banner

Hasani deklaroi se përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe ekzekutivin në detyrë, duke vënë në dukje se opozita nuk mund të fajësohet për mosvotimin e buxhetit. “Ne nuk morëm pjesë sepse procesi ishte i padrejtë dhe joligjor. Nuk mund të miratohet buxheti kur nuk ka qeveri funksionale,” tha ai për Tëvë1.

Ai kritikon edhe pretendimin e kryeministrit Kurti për shumicë parlamentare, duke e krahasuar me qeveritë e mëparshme. “Çfarë kandidati je ti kur thua se ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të formosh qeverinë? Me 32 deputetë e ka bërë qeverinë Hashim Thaçi, me 36 është bërë qeveria, e madje edhe me 26,” tha Hasani.

Sipas Hasanit, Qeveria Kurti ka pasur qëndrime kontradiktore dhe ka tentuar të ngarkojë opozitën me përgjegjësinë për krizën, ndërkohë që vendi është përballur me pasojat e keqmenaxhimit gjatë 9 muajve të fundit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.