
Albin Kurti, kryetar i VV-së, ka reaguar pasi Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ia dha bekimin për të kandiduar për kryeministër.
Kurti ka shkruar se është i nderuar të jetë kandidat për kryeministër.
Tutje, ai ka bërë edhe një zotim.
“Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi” – ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta Politika.



