banner

Kurti reagon pas nominimit për kryeministër nga VV-ja: Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim

Albin Kurti, kryetar i VV-së, ka reaguar pasi Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ia dha bekimin për të kandiduar për kryeministër.

Kurti ka shkruar se është i nderuar të jetë kandidat për kryeministër.

banner

Tutje, ai ka bërë edhe një zotim.

“Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi” – ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button