Ish-këshilltari i Kurtit i bashkohet PDK-së: Nuk duhet përsëritur gabimet

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti thotë se PDK-ja duhet të marrë përgjegjësi për dështimet dhe të mos përsërisë gabimet e së kaluarës.

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, është anëtarësuar në PDK. Ai ka bërë me dije se që nga viti 2014, kjo parti ka humbur një varg zgjedhjesh dhe ka theksuar se dikush duhet të marrë përgjegjësi për këto humbje.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se PDK-ja nuk duhet t’i përsërit gabimet e së kaluarës.

Miq të dashur, më lejoni t’ju njoftoj se, si anëtar i ri i PDK-së, në zgjedhjet që po vijnë – nuk e përkah asnjërin nga kandidatët e saj. Ne duhet ta kuptojmë se kemi humbur në seri që nga viti 2014. Njerëz brenda PDK-së mbajnë përgjegjësinë për këto dështime serike, por edhe për dështimin për t’i ofruar qytetarit atë që i patëm premtuar para se t’i fitonim zgjedhjet në vitin 2007. Ata duhet të kuptojnë se janë humbësit dhe fajtorët. Thjeshtë, qytetari nuk i don. Përsëritja e të njëjtave gabime – aderime “spektakolare” të njerëzve të padobishëm, që nuk sjellin asnjë votë të re – nuk sjell ndryshim”, ka shkruar Berisha.

Ai ka theksuar gjithashtu se PDK-ja nuk duhet të bëjë koalicion me Albin Kurtin.

Kalkuluesit e humbjes së radhës – me shpresën se Albin Kurti do të tregohet i mëshirshëm dhe do t’i pranojë në koalicion – qëndrojnë në PDK vetëm për përfitime personale. Për asnjë qëllim tjetër. Të tillët nuk meritojnë të përkrahen. Prandaj, nuk do ta kenë përkrahjen time. Nuk kam ardhur në PDK për ta përsëritur gabimin e viteve 2007–2009, kur shpresoja se X apo Y do të ishin bartës të përgjegjshëm të pushtetit. Votën dhe mbështetjen time nuk e merr askush që nuk është dëshmuar si i dobishëm për këtë shoqëri”, ka shkruar Berisha.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.