
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka shpërndarë një status të Hekuran Muratit, ministër në detyrë i Financave, ku flitet për ekonominë në rritje të Kosovës.
Kurti ka shkruar se numri i bizneseve të regjistruara në Kosovë është ngritur vit pas viti.
“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet” – ka shkruar Kurti.



