
Gjashtë emra nga Ferizaj garojnë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Në garë nga Ferizaji do të jenë gjashtë kandidatë që synojnë përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës.
Listën e PDK-së nga Ferizaji e përbëjnë: Elmi Reçica, Lulzim Aliu, Bekim Sopaj, Burim Bajramaj, Arbnora Salihu dhe Rashit Qalaj.
Dega e PDK-së në këtë komunë ka bërë të ditur se kandidatët përfaqësojnë profile të ndryshme dhe synojnë të kontribuojnë në avancimin e politikave zhvillimore për qytetin dhe vendin.
Publikimi i listës vjen në kuadër të përgatitjeve të intensifikuara të partive politike për fushatën zgjedhore që pritet të nisë së shpejti.



