Abdixhiku: Kryeqyteti punon fort, projektet infrastrukturore po ecin pa ndalesë

Kreu i LDK-së thotë se Unaza e Brendshme e Prishtinës po shkon drejt finalizimit, ndërsa projektet e bllokuara për vite do të përfundojnë me ritëm të shpejtë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se puna në kryeqytet po vazhdon me intensitet të lartë, pavarësisht stinës dhe orarit, duke theksuar se projektet infrastrukturore po ecin përpara pas zhbllokimit të mjeteve financiare.

banner

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku ka bërë të ditur se, pas “qitjes së pareve” nga bllokuesit njëvjeçarë, punimet kanë rifilluar menjëherë dhe po zhvillohen edhe gjatë dimrit, madje edhe natën. Sipas tij, Unaza e Brendshme e Prishtinës është drejt finalizimit, ndërsa edhe Unaza e Jashtme, bashkë me rrugët e tjera të vonuara për pesë vite, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë.

“Kosova ka nevojë për zhvillim. Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit dhe bllokadës”, ka deklaruar Abdixhiku, duke kritikuar pengesat politike që, sipas tij, kanë ndikuar negativisht në realizimin e projekteve të rëndësishme.

Ai ka theksuar se LDK në Prishtinë nuk do të ndalet dhe se fokusi i saj mbetet zhvillimi i kryeqytetit dhe përmirësimi i infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.