
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me vendimin e LDK-së për të qëndruar në opozitë, por duke kontribuar në zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku ka publikuar një video, duke vlerësuar se le të zgjidhet një president që mbron Republikën e Kosovës dhe Kushtetutën.

“Për LDK-në kemi kërkuar një rol të denjë në ekzekutiv dhe përgjegjësinë e presidentit të Republikës” – tha Abdixhiku.



