
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, ka takuar aktivistët e Degës së Katër të LDK-së në Prishtinë.
Abdixhiku ka falënderuar veprimtarët e kësaj dege.
Tutje, ai ka vlerësuar se ka mobilizim të madh për zgjedhjet e 28 dhjetori.
“Mirënjohje e falënderime të pafundme për veprimtarët tanë të Degës së IV në Prishtinë; njerëzit e palodhur që në fushatën lokale nuk u ndalën asnjëherë para një qëllimi të madh.
Qëndruat, punuat, besuat.
Dhe kjo frymë është forca jonë më e madhe.
Sot, para nesh kemi edhe një betejë tjetër të madhe. Dhe thirrja ime është e njëjtë: mobilizim i madh, mobilizim i përbashkët, mobilizim i vendosur për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Prishtina flet sërish e para!
Bashkë deri në fitore” – ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Politika.




