Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe uniteti e forcojnë shoqërinë

Lumir Abdixhiku thekson rëndësinë e faljes, kujdesit për të tjerët dhe mbështetjes ndaj familjeve në nevojë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

banner

Në mesazhin e tij, ai uroi që lutjet dhe agjërimi i besimtarëve të jenë pranuar, duke vlerësuar përkushtimin, durimin dhe besimin e treguar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Abdixhiku theksoi se kjo festë rikujton vlerat që mbajnë të bashkuar shoqërinë, si solidariteti, falja dhe kujdesi për njëri-tjetrin, veçanërisht për ata që janë në nevojë. Sipas tij, këto janë vlera që forcojnë shoqërinë dhe kontribuojnë në një shtet më të qëndrueshëm.

Ai shprehu urimin që kjo ditë e bekuar të sjellë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje, si dhe më shumë unitet, mirësi dhe shpresë për Kosovën.

“Me fat Fitër Bajramin! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë,” përfundon mesazhi i tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.