
Deputeti i Vetëvendosjes reagon pas deklaratave për tokën e Manastirit të Deçanit dhe rolin e Listës Serbe.
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka komentuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me pronën e Manastirit të Deçanit, duke theksuar se ato duhet interpretuar si angazhim i kryeministrit Albin Kurti për ta faktorizuar Rashiqin te komuniteti serb.
Në një postim në rrjetet sociale, Rrustemi shpjegon se vendimi për Manastirin e Deçanit ishte një vendim i pakthyeshëm i Gjykatës Kushtetuese, i cili përbënte gjithashtu një kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai shtoi se shumë nga ata që sot reagojnë kanë kontribuar në ketë vendim, përfshirë veçanërisht Komunën e Deçanit.
Ai theksoi se ndërsa disa e mendojnë politikën vetëm në funksion të pushtetit, aktorët që punojnë për shtetin synojnë të reduktojnë fuqinë e Listës Serbe dhe të forcojnë zërat pro-shtet në komunitetin serb.
Postimi i plotë i Rrustemit:
Çështja e vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë vendim i Gjykatës Kushtetuese, i pakthyeshëm, përveçse edhe kusht për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Jashtë kësaj, problemi i parë është se si erdhi puna që Gjykata ta marrë këtë vendim, kurse pothuajse ata që sot po reagojnë kanë kontribuar në këtë vendim nga papërgjegjësia e humbja e afateve, siç ishte veçanërisht Komuna e Deçanit.
Problemi i dytë është se deklaraten e Nenad Rashiqit nuk e shohin si angazhim të KM Albin Kurti për ta faktorizuar sadopak Nenad Rashiqin kundër Listës Serbe, por reagojnë të sinkronizuar thua ti po i shqetëson pse Lista Serbe i ka 9 deputetë e jo 10.
Kush angazhohet për shtet, punon me zvogëlu Listën Serbe, e me forcu deputetë serbë që e njohin Republikën, kurse ata që mendjen e kanë veç te pushteti sikur kanë interes që Lista Serbe t’i kishte 10 deputetë.



