
Deputeti i Vetëvendosjes shpreh respekt të thellë për kontributin historik të familjes Jashari në zhvillimin e Kosovës.
Agim Bahtiri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar në Facebook pas raportimeve se partia po preferon një kandidat nga familja Jashari për postin e presidentit.
Në postimin e tij, Bahtiri shkruan: “Historia e Kosovës është libër me shumë faqe, ku shumë prej tyre janë shkruar me gjak e lavdi. Familja e lavdishme Jashari është një faqe e librit që nuk mbyllet kurrë, sepse ka familje që janë si malet: nuk lëkunden, nuk shuhen, vetëm rritën në madhështi. Kur gjaku i derdhur bëhet themel, sakrifica bëhet udhëheqje. Nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës.”
Deklarata e tij nënvizon respektin për kontributin historik të familjes Jashari dhe lidershipin e tyre në rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.



