Albulena Haxhiu: Jo, nuk do të jem kandidate për presidente

Albulena Haxhiu, u.d. e presidentes së Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë, duke e bërë të qartë se nuk do të jetë kandidate për presidente.

Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, ajo ka bërë të ditur se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit do të nisin takimet me partitë politike për të arritur një konsensus, shkruan KOHA.

banner

“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës presidentin me mandat pesëvjeçar”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për presidente, Haxhiu e ka mohuar një mundësi të tillë.

“Jo, nuk do të jem kandidate për presidente”, është përgjigjur shkurt ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.