Ambasada e SHBA-së përgëzon Kosovën për fitoren historike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka uruar Kombëtaren e Kosovës pas fitores së madhe ndaj Kombëtares së Sllovakisë me rezultatin 3:4, në kuadër të kualifikimeve për FIFA World Cup 2026.

Në reagimin e saj, ambasada përgëzoi “Dardanët” për fitoren historike.

banner

“Urime Kosovës për këtë fitore historike!”, shkruan Ambasada smerikane.

Fitorja ndaj Sllovakisë e afron edhe më shumë Kosovën me një arritje historike, pasi skuadra tashmë është shumë pranë sigurimit të një vendi në skenën më të madhe të futbollit botëror. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.