Arrestimi i Maduros, 47 ushtarë të Venezuelës u neutralizuan gjatë aksionit amerikan

Dyzet e shtatë ushtarë venezuelianë u vranë gjatë sulmit të Shteteve të Bashkuara mbi Karakas dhe kapjes së presidentit Nicolas Maduro në fillim të këtij muaji, tha të premten ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, duke theksuar se nëntë prej tyre ishin gra, shkruan Reuters.

Kuba të enjten pranoi eshtrat e 32 ushtarëve të saj, për të cilët tha se u vranë në luftime në mëngjesin e 3 janarit. Ministri i Brendshëm i Venezuelës tha javën e kaluar se 100 persona u vranë në sulm, pa sqaruar se sa prej tyre ishin ushtarë.

banner

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.