Arta Avdiu i reagon Fatos Kryeziut: Qenka më hajvan se roli i Kokës në Kafeneja Jonë

Arta Avdiu, gazetare dhe feministe, i ka reaguar aktorit të njohur, Fatos Kryeziu, pas një deklarate të këtij të fundit, që ka ngjallur reagime.

Avdiu ka pasur fjalë të ashpra ndaj Kryeziut.

banner

Çfarë tha Kryeziu?

Aktori i njohur kosovar, Fatos Kryeziu, ka bërë një deklaratë skandaloze seksiste lidhur me rolin e burrit dhe gruas në familje.

Në një emision të ATV, Kryeziu tha se një burrë e humb burrërinë nëse e lejon gruan të bëhet “zot shtëpie”.

“Përderisa e lejon gruan të të bëhet zot shpije, të ka humb burrnia. Burri duhet të kollet në shtëpi”, është shprehur ai.

Kryeziu vazhdoi duke thënë se, sipas tij, burri duhet të jetë figura dominuese në familje.

“Shtëpia e ka alfen, jeta e ka alfen, burri është alfa. E ki do lesh në gjoks, ki mjekër dhe këmbë të pa rruara edhe ia len një njeri që është pa qime”, tha ai.

Deklaratat e aktorit kanë ngjallur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë shprehur qëndrime të ashpra lidhur me pikëpamjet e tij për rolin e burrit dhe gruas në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.