Bedri Hamza fton qytetarët në “Marshin për liri”: Nesër flet populli!

Bedri Hamza, kryetar i PDK, ka ftuar qytetarët në Marshin për liri, që mbahet nesër në Prishtinë.

Hamza ka vlerësuar se nesër flet populli.

banner

Postimi i plotë:

Nesër flet populli! 🇽🇰

Ju ftoj të gjithëve që nesër, në orën 14:00, të bashkohemi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të dëshmuar se Kosova nuk harron dhe nuk hesht!

Nesër marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nesër marshojmë për të vërtetën, për lirinë, për UÇK-në dhe për Kosovën!

Bashkohuni me ne në Marshin për Liri!

Ju presim në shesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.