Bedri Hamza kundërshton Kurtin për 2 milionët për diasporën: Paraja publike po përdoret për blerje vote

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka kundërshtuar arsyetimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e fluturimeve të diasporës.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Hamza tha se buxheti i shtetit po përdoret për blerje votash.

banner

“Buxheti është duke u abuzuar e duke u përdorur edhe për blerje të votës. Po, po, paraja publike është duke u përdorur për blerje të votës”, deklaroi Hamza.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si janë shpenzuar mjetet publike gjatë viteve të fundit.

“Me paratë që janë shpenzuar për 5 vjetët e fundit, kemi mundur ta bëjmë një termoelektranë të mirë”, u shpreh ai.

Hamza shtoi se Kosova ka nevojë për kapacitete të reja energjetike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.