
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës viziton Bashkësia Islame e Kosovës dhe uron Myftiun Naim Tërnava.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe përkujdesjeje për njëri-tjetrin.
Ai bëri të ditur se, së bashku me kolegë, vizitoi Bashkësisë Islame të Kosovës, ku uroi edhe Myftiun Naim Tërnava.
“Në këtë ditë të bekuar, mendja dhe zemra jonë janë veçanërisht pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Bajrami është kujtesë për solidaritetin, për dorën që zgjatet dhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Le ta ndajmë gëzimin me familjet në nevojë, me të moshuarit dhe me çdo qytetar që ka nevojë për mbështetje”, thuhet në mesazhin e tij.
Në fund, Hamza uroi: “Gëzuar Fitër Bajramin!”, duke shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, mirësi dhe unitet për të gjithë qytetarët.



