Befason Mendim Rugova: Shtresa e borës më e hershme dhe më e madhe e tetorit në Prishtinë

Meteorologu tregon se reshjet e 3 tetorit 2025 kanë thyer rekord për datën dhe trashësinë e borës, duke tejkaluar regjistrimet e viteve të mëparshme.

Sipas meteorologut Mendim Rugova, reshjet e borës më 3 tetor 2025 në Prishtinë janë ndër më të hershmet që janë shënuar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Ai tha se këto reshje kanë thyer dy rekorde: për datën më të hershme dhe për trashësinë e borës.

banner

Deri më tani, data më e hershme me shtresë dëbore ishte 7 tetori 2017, kur u regjistrua vetëm 1 cm borë. Sot, më 3 tetor 2025, shtresa e borës arriti 10 cm, duke vendosur rekord për muajin tetor. Rugova shtoi se më 1997 dhe 2003 ishin regjistruar shtresa dëbore prej vetëm 4 cm, por më vonë në muajin tetor, më 28 tetor 1997 dhe 27 tetor 2003.

Ai sqaroi se trashësia e borës mund të ndryshojë sipas topografisë së Prishtinës, dhe në pjesë më të ulëta shtresa mund të jetë më e ulët.

Ky fenomen i rrallë thekson fillimin e hershëm të stinës së dimrit në Kosovë dhe ka tërhequr vëmendjen e meteorologëve dhe qytetarëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.