Bremmer: Trump në “kurth”, recesioni i pashmangshëm

Analisti Ian Bremmer deklaron për Financial Times se Donald Trump është “në kurth” dhe nuk mund të pretendojë fitore, ndërsa paralajmëron se një recesion është i pashmangshëm.

Sipas tij, sulmi ndaj Iranit përbën gabimin më të rëndë të dy mandateve të Trump, ndërsa situata në rajon është përshkallëzuar ndjeshëm, sidomos pas goditjeve ndaj impianteve të gazit në Katar dhe tensioneve në Ngushticën e Hormuzit.

banner

Me Ngushticën e Hormuzit të mbyllur dhe pa mundësi zgjidhjeje afatshkurtër të krizës, nuk shoh si mund të shmanget një recesion. Është një situatë jashtëzakonisht serioze, e shkaktuar nga një gabim i madh vlerësimi i Donald Trump: më i rëndi gjatë dy mandateve të tij”, shprehet Bremmer.

Por a është tërhequr në luftë nga Netanyahu, siç pretendon Joe Kent?

Jo. Lideri izraelit ka tentuar gjithmonë të bindë presidentët amerikanë të sulmojnë Iranin. Por ata nuk e kanë bërë kurrë. As Trump, deri tani. Më pas, suksesi ushtarak në Venezuelë e ka bindur se mund të bënte të njëjtën gjë edhe në Iran, edhe pse me vështirësi më të mëdha”.

Bremmer vlerëson se me Hormuzin të bllokuar dhe pa zgjidhje afatshkurtër të krizës, ekonomia globale po përballet me rrezik të lartë recesioni, duke e cilësuar situatën si pasojë e një “gabimi të madh strategjik” të SHBA-ve.

Ai shton se Irani nuk ka më hapësirë për zgjidhje diplomatike dhe se përshkallëzimi ushtarak e ka futur konfliktin në një fazë të re, ku kërcënimet nuk funksionojnë më si mjet parandalimi.

Sipas Bremmer, SHBA po shqyrton edhe opsione të ndërhyrjes tokësore, por ato mbeten shumë të rrezikshme dhe pa rezultat të garantuar, ndërsa kriza pritet të zgjasë për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe përfshirjes së kufizuar të aleatëve.

Ai thekson gjithashtu se tregjet energjetike janë globale dhe se edhe SHBA-të po ndiejnë pasojat e rritjes së çmimeve, ndërsa për politikën e brendshme amerikane parashikon tensione të mëdha dhe sfida ligjore pas zgjedhjeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.