
Gazetarja Vjosa Çerkini fton qytetarët ta takojnë në Librarinë Dukagjini.
Gazetarja Vjosa Çerkini ka njoftuar se filozofja dhe autorja e njohur Lea Ypi do të qëndrojë në Prishtinë më 6 janar.
Ajo ka ftuar të interesuarit që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet në Librarinë Dukagjini, duke e cilësuar Lea Ypin si një grua të mençur dhe një prej zërave më të rëndësishëm intelektualë bashkëkohorë.
Takimi pritet të zgjojë interes të madh nga lexuesit dhe dashamirët e filozofisë dhe letërsisë bashkëkohore.



