Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar zgjerimin e aktiviteteve të PDK-së edhe jashtë Kuvendit, pas tensioneve të sotme dhe situatës së krijuar rreth moskonstituimit të legjislaturës së re.

Në një konferencë për media, Çitaku ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të jetë aktive çdo ditë dhe se deputetët e saj do të jenë sërish nesër në Kuvend.

banner

Ajo ka paralajmëruar se PDK-ja do t’i drejtohet sërish kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesë për thirrjen e seancës pas 48 orësh.

‘’Ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh. Dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet në vetëm brenda këtij institucioni, ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjera të mobilizimit demokratik dhe qytetar. Kur po flas jashtë mureve të kuvendit, po flas edhe për bashkëbisedime me qytetarë, me mjekë, studentë, përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Sepse ky kaos politike, anarki kushtuese e prek secili. Nuk bëhet fjalë për dhënie betimi, zgjedhje kryeri e nënkryetarësh, shteti është i bllokuar. Këtë nuk do ta lejojmë, do ta shihni në ditët në vijim që PDK do të jetë aktive çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë në Kuvend. Kërkesën zyrtare do ia dorëzojmë Deharit sërish. Nesër do të jemi në Kuvend në pritje, dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera.”, ka thënë ajo.

Çitaku ka thënë se mobilizimi jashtë Kuvendit do të përfshijë bashkëbisedime me qytetarë, studentë, mjekë dhe përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Sipas saj, situata aktuale nuk është vetëm çështje e konstituimit të Kuvendit, por ka shkaktuar bllokim të shtetit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.