Çitaku: Kosova po izolohet, ndërsa Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se Kosova po mbetet e izoluar në arenën ndërkombëtare, ndërsa Serbia po forcon bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KOHA.

Sipas saj, prej gjashtë vjetësh Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese, me marrëdhënie të dëmtuara me aleatët strategjikë, ndërkohë që Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të re për Dialogun Strategjik me SHBA-në.

banner

Çitaku përmes një statusi në Facebook theksoi se kjo marrëveshje përfshin fusha të rëndësishme si inteligjenca artificiale, energjia, gazi i lëngshëm amerikan (LNG), të cilin, sipas saj, kryeministri Albin Kurti e kishte refuzuar, si dhe bashkëpunimin në hulumtimet hapësinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.