
Çitaku e PDK-së akuzon kryeministrin në detyrë për abuzim me institucionet pas shpërndarjes së Kuvendit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e funksionimit të institucioneve pas zhvillimeve të fundit politike.
Sipas saj, në “universin” e Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë, ndonëse realiteti institucional është ndryshe.
Çitaku ka akuzuar Kurtin se po vazhdon me emërime të zëvendësministrave, hapje konkursesh për pozita të larta në shërbimin civil, si dhe shkarkime e emërime të tjera, sikur situata politike të mos kishte ndryshuar.
“Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit”, ka deklaruar ajo.
Sipas Çitakut, kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, dëmtohet demokracia dhe nënçmohen qytetarët.
Postimi i tij i plotë:
Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.
Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.
Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen. KrejtDheDrejt



