
Avni Dehari, deputet i VV-së dhe kryesues i seancës së Kuvendit, ka publikuar një status, ku ka rithkesuar qëndrimin tanimë të njohur se nuk ka ftesë të seancës pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e presidentit.
Dehari ka shkruar se duhet të evitohen zgjedhjet e reja.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë” – ka shkruar Dehari.



