
Agjencia e njohur Stratum ka realizuar një anketë për Çairin, kryeqendrën e shqiptarëve në Shkup, ku Izet Mexhiti, kandidat i VLEN-it për këtë komunë, është duke prirë karshi kandidatit Bujar Osmani, që vie nga radhët e AKI-së.
Sipas sondazhit të Stratumit, Mexhiti ka mbështetje prej 48 për qind, ndërsa Osmani renditet i dyti me 38 për qind.

Bazuar në këtë sondazh, rezultatet tregojnë një epërsi të lartë të Mexhit, kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, që mbahen më 19 tetor.
Anketa është realizuar gjatë përiudhës 29 shtator – 3 tetor 2025, duke intervistuar 509 qytetarë në Komunën ë Çairit.



