Demaku nga aksioni para Qeverisë: Zemërimi i qytetarëve do të rritet, përgjegjësinë do ta bartë Kurti

Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka folur nga aksioni para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se PDK-ja do të vazhdojë kundërshtimin ndaj veprimeve të Albin Kurtit.

Demaku ka akuzuar Kurtin se po e shkel Kushtetutën dhe rendin juridik për interesa personale, ndërsa ka paralajmëruar rritje të zemërimit të qytetarëve nëse situata vazhdon.

banner

“Na edhe sot jemi këtu për të shprehur fuqishëm kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të deputetit Albin Kurti, i cili me vetëdije të plotë është duke shkelur Kushtetutën, rendin juridik të vendit tonë, kryekëput për interesat e tij, për egon e tij dhe për qëllimet e tij tashmë personale, sepse është më se e qartë se gjithçka është e dirigjuar nga ai. Ne i bëjmë thirrje që sa më shpejt të ndryshojë këtë qëndrim, sepse në këtë formë, nëse vazhdohet edhe më tutje, zemërimi i qytetarëve do të rritet dhe për pasojat, përgjegjësitë do t’i bartë ai në ditët në vazhdim”, tha Demaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.