
Është dënuar me gjashtë muaj burgim Kadri Xhemaili për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje në seancën gjyqësore të premten.

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e palëve, prokurorit dhe mbrojtësit, për marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Prokurori Bekim Kodraliu parashtroi kërkesën fillimisht.
Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Gjyqtari Rrahman Beqiri tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemaili, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti. Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta, konkretisht me fjalët: “Ah Albini e merito ni me ja shpu kryt per neise i vjen reni edhe ati”.



