Deputeti i VV ironizon me Vjosa Osmanin: Trump S’po e qelë telin, e thirra Lumirin

Deputeti i VV-së tallet me deklaratën e presidentit amerikan drejtuar ish-presidentes Osmani “kur nuk shkoni mirë me Serbinë më telefononi mua dhe e zgjidhim”

Pas takimit mes ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, me një koment ironik.

banner

Ai ka ironizuar duke rikujtuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte thënë ish presidentes Osmani se, nëse ka probleme me Serbinë, ta telefonojë dhe se ai do ta zgjidhë situatën.

Në një postim në Facebook, Azemi ka shkruar: “Trumpi s’po e qelë telin. E thirra Lumirin 🤭”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.