
Në 11-vjetorin e rënies të Beg Rizaj, gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe për nder të tij në Deçan dhe Gllogjan.
Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe fillimisht pranë shtatores së heroit në Deçan, duke filluar nga ora 10:30, ndërsa më pas aktivitetet përkujtimore kanë vazhduar në Kompleksin Memorial në Gllogjan nga ora 11:00.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe djemtë e Beg Rizajt, të cilët nderuan babain e tyre në përvjetorin e ngjarjeve të Kumanovës të vitit 2015, ku ai mbeti i vrarë.



